Ministria bjelloruse e Punëve të Brendshme kumtoi se gjatë protestave të djeshme në vend janë arrestuar 442 persona për shkelje të ligjit, prej të cilëve 266 në Minsk.

Në kumtesë citohet se 330 persona ishin në paraburgim para seancës gjyqësore për procedurë shkelëse.

Protestat në Bjellorusi shpërthyen pas zgjehdjeve presidenciale më 8 gusht, në të cilat presidenti aktual Aleksandar Lukashenko fitoi më shumë se 80 për qind të votave, sipas të dhënave zyrtare.

Opozita pohoi se zgjedhjet ishin ishin të parregullta dhe kërkon dorëheqje të Lukashenkos.

Mijëra njerëz janë arrestuar në mbarë vendin deri tani gjatë demonstratave.