Menjëherë pas seancës së djeshme parlamentare ku u votuan zëvendësministrat, sot, Nazim Bushi nga rradhët e Bashkimit Demokratik për Integrim ka marrë edhe oficialisht postin e zëvendësministrit të Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut informon TetovaSot.
Me këtë rast zëvendësministri i MPB-së është pritur nga ministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë së Veriut Oliver Spasovski.

Të përkujtojmë se Bushi është një kuadër i mirëfilltë i BDI-së i cili deri më tani ka qenë kryetar i Bordit Drejtues në Telekom-Maqedoni.

Bushi ka premtuar për një sërë reformash në institucionin që ai e drejton si dhe një bashkëpunim mes tij dhe ministrit Spasovski .TetovaSot