– Motoristët urbanë të veshur në kostume elegante dhe n motorët e tyre unikë për të pestin vit me radhë do të parakalojnë nëpër rrugët e Shkupit për nder të shëndetit të meshkujve dhe luftës kundër kancerit në prostatë. Me këtë, Shkupi edhe sivjet do të jetë pjesë e lëvizjes globale „The Distinguished Gentleman’s Ride“.

Edhe pse gjatë këtij viti shënojnë jubile, megjithatë gjendja aktuale me Kovid-19 imponoi rregulla të reja në nivel global të cilat do të respektohen edhe në kryeqytetin e shtetit. Në vend të parakalimit të përbashkët, këtë vit duke e respektuar moton „Ride solo together“,, ata në mënyrë vetanake do të defilojnë nëpër rrugët e Shkupit, por do të jenë të lidhur në aspektin social për qëllimin e vetëm – kujdesin për shëndetin e meshkujve.

Lëvizjen e nxiti Mark Hawwa në vitin 2012 në Sidnei kur i veshur në një kostum elegant së bashku me miqtë e tij defiluan nëpër rrugët për nderi të mikut të tij i cili e kishte humbur betejën me kancerin në prostatë. Që atëherë lëvizja ka marrë hov dhe nga viti në vit gjithnjë e më i madh është numri i pjesëmarrësve dhe mjeteve të grumbulluara. Në dhjetë vitet e kaluara janë grumbullar mbi 24.5 milionë dollarë ndërsa në lëvizjen globale deri më tani janë përfshirë mbi 316.000 pjesëmarrës në më shumë se 104 shtete në botë.