Ministri Shaqiri, i shpalosi ambasadorit Toman planet dhe projektet e MSHIA-së lidhur me digjitalizimin dhe reformën e administratës publike. Në takim u shqyrtuan edhe mundësitë mbi shkëmbimin e përvojave dhe praktikave të mira ndërmjet të dy palëve në aspektin e projekteve të tjera lidhur me ministrinë.

Ministri Shaqiri, shprehu falënderimet e tij lidhur me mbështetjen e treguar të ambasadorit Toman, i cili është mysafiri ynë i parë i Bashkësisë ndërkombëtare, me të cilin u takua pas marrjes së pozitës ditë më parë si ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës.

Ambasadori i Republikës Çeke, njëkohësisht i bëri ftesë ministrit për pjesëmarrje në konferencën digjitale e cila do të organizohet ,,online” – ,,Prague 5G Security Conference”, dedikuar rrjetit 5G dhe do të mbahet në Pragë.