Tjetër fitore për Milanin në Serie A. Pa Zlatan Ibrahimovicin, që është në karantinë për shkak se është infektuar me COVID-19, Milani mori pikët e plota në udhëtim te Crotone, duke triumfuar 2-0.

Milani ka vazhduar me formën e mirë në Serie A në edicionin që sapo ka nisur.

Pa Zlatan Ibrahimovicin, që është në karantinë për shkak se është infektuar me COVID-19, Milani mori pikët e plota në udhëtim te Crotone, duke triumfuar 2-0.

Golin e parë e ka shënuar Franck Kessie në fund të pjesës së parë, në minutën e 45’.

Derisa golin e ka gjetur edhe i riu Brahim Diaz.

Ai ia ka bërë sefte me fanellën e Milanit duke shënuar për 2-0 në minutën e 50’, që doli të jetë rezultati përfundimtar i ndeshjes.

Milani humbi në këtë ndeshje Ante Rebicin, që u dëmtua në pjesën e dytë.

Ai duket sikur e ka thyer krahun, apo ndoshta vetëm e ka nxjerr nga vendi – Milani do të njoftojë më shumë pas testeve.