Savash VELIU

Si një zë publik kundër kënetës së meskinitetit moral dhe politik të botës Perëndimorë dhe atij Sllavo Lindor ku shihet dita ditës pse është politika e sotme kaq agresive, kaq e pamëshirshme, kaq dritëshkurtër, kaq injorante dhe kaq barbare ndaj njeriut të drejtë e të moralshëm si kurrë më parë… Nuk mundet të shkelet me këmbë kështu keqazi dinjiteti i njeriut sikur të mos ishte asgjë jeta dhe pasuria e tij personale nga pushtetet oligarke perëndimore dhe instrument pushteteve të instaluara po nga perëndimorët mbi popujtë e robëruar të botës së përvuajtur në emër të ‘’Demokracisë’’, që gatise shkatërroi tërrë civilizimetë e shkëlqyera lindore.

Edhepse Evropa dhe Rusia bashkë me Ortodoksizmin kanë hyrë me të drejtë në shekullin 21, ata janë ende nën njëmendësin e mentalitetit të ERRËT Mesjetar përplotë Injoranc kanibaliste të ngritur mbi sistemet me Standarde te Dyfishta Hipokrite që tërhiqen pas botës Kanonike të Papanatit përmes Inkuizicioneve gjakatare si të kohës ndëshkimore të ndërmarrura mbi çdo shoqërit të cilët mendonin në kokë të vet dhe nuk ishte nën vijën e marshutës së tyrë të perbashkët makiavelist për t’u shpallur satrap dhe heretik antikrisht ku detyrimisht dënoheshin si ‘merritor’ për fushatat ndëshkuese ç’njerëzore me ploja mizore shesheve të ekspozuara paturpësisht kohëve të fundit edhe sot mbi popujtë musliman të viteve 90-ta dhe ato 2000-ta, si në Çeçeni, në Nagorni Karabah të Azerbejxhanit, Srebrenicë në Kosovë e gjetiu, enkas të mbështetura nga kjo njëmendesi çoroditëse të Papanizmit perëndimor i cili veten e shpalli ‘’mbi zot’’ me preteks ti justifikoj krimet makabre karshi besimdrejtëve siç bënin edhe në dymijëvitet e parë që ka zanafillën në Tradhëtin ndaj Jezus Krishtit e që vazhdon deri me sot pareshtur mbi muslimanët besimdrejtë duke e instaluar islamofobinë mbi kokat e jo-muslimanëve.

Mos na mashtroj oratoria dhe kostumografia e frakut të tyre të pispilosura me parfume e me kravat për t’u shitur si të civilizuar e njerëzor sepse së fundi ata janë vetëm barbarë të pacipë e maskarenjë faqezinjë që me vepër gjithnje janë pas ushtruesve të zullumit derisa me fjalë janë pran viktimës, kjo marrëzi haptazi shihet edhe sot në dramat e luftërave të Lindjes së Mesme dhe në Mesdheun Lindor duke kundërshtuar të drejtin e duke mbrojtur të padrejtin.

Sipas Saidit, ishte Orientalizmi që daton që nga periudha e Rilindjes Europiane dhe kolonizimit të botës arabe që solli një arsyetim për kolonializmin europian bazuar në një histori të prezantuar nga ata vetë në të cilën thuhet se “Perëndimi” ndërtoi “Lindjen” si tërësisht të ndryshme dhe inferiore, dhe si rrjedhim të nevojshëm për ndërhyrjen ose “shpëtimin” nga Perëndimi. Dhe këtë e arrinte duke organizuar lloj lloj lojra dhe inskenime të pista e të ulta prapaskenës politike përmes organizmave humanitare, shkollave si dhe kulturës dhe shkencës së helmuar me doktrina antivlerash me prapavijë të Helmuar për shoqëritë të mashtruar me qëllim të caktuar se si të arrijn tek plaçkitja e pasurive të botës për ti ngopur e joshur egot e tyre shtazarake të ngritur mbi Pangopsin e Sionizmit gjakpirës antinjerëzor.

Këto metoda helmuese dhe mashtruese kolonialiste kinse humane bëri që mendja e atyre popujve t’i mbyste vetveten. Nga kjo u qartësua se ideja e helmimit të trurit bëri që trupat e tyre të prodhojnë hormone të cilat ndikonin negativisht në zemrat e tyre dhe në sistemet tjera të trupit e veçmas të trurit, dhe me këtë t’ua mbyste trupat e tyre.

Kjo e njëjta është ajo që bën media e tyre kolonialiste sot me ne, çdo ditë. Ato përçojnë ide helmuese deri në mendjet tona dhe ne me rolet tona vetëm se e mbysin veten dhe shoqërinë sistematikisht deri në agoni të plotë.

Me këtë rast Sulltani i shkëlqyer AbdylHamid Hani do të thotë qartë; … “Nuk na hynë në punë asnjë Recept i PERËNDIMIT. Sepse ARMIKU kurrë nuk të dërgon LULE”!

Nëse një popull me xhelatin e vet është dashuruar, Në daç ezan vëru në daç këmbanë, kanë për ta dëgjuar. Nëse s’bëzojnë e krye s’ngrenë, si një tufë përpara drejtoi, Se hak e kanë poshtërimin e çdo lloji, thotë Omar Khajam!

Fatkeqësisht kështu veprojnë edhe institucionet tona shqiptare bashkë me intelektualët dhe mediat të shitura vendore kundra interesave dhe vlerave të popullit të vet… Dhe me këtë arritje MBURREN të Krishterët dhe i PËRHAPIN VLERAT E EVROPËS me Lehtësi verbëruese ndaj bagëtive të nënshtruara për ca troshka buke…!

Në një rast perëndimori TOMAS ARNOLD ka thënë: “Ne asnjëherë nuk kemi dëgjuar për ndonjë përpjekje për të detyruar jo-muslimanët për të pranuar Islamin apo për ndonjë persekutim të organizuar që ka për qëllim zhdukjen e Krishterimit. Në qoftë se halifët do të kishin zgjedhur një nga këto plane, ata do ta kishin fshirë Krishterimin nga faqeja e dheut po aq lehtë siç u bë me Islamin gjatë kohës së Ferdinandit dhe Isabelës në Spanjë, me të njëjtën metodë që ndoqi Luigji XIV francez për ta bërë Protestanizmin një besim ndjekësit e të cilit dënoheshin me vdekje, apo me të njëjtën lehtësi që u mbajtën hebrejtë larg Britanisë për më tepër se 350 vjet”!

Tani për ata që nuk e dinë se çfarë është Islamofobia, ose për ata që bëjnë sikur nuk e dinë se çfarë është ky term fyes e racist: Sipas fjalorit anglisht të Oxfordit, Islamofobi do të thotë: “Antipati e paragjykim ndaj fesë Islame dhe muslimanëve” dhe ky term është identifikuar për herë të parë në gjuhën angleze që në vitin 1923.

Dmth… ‘’Batilët-Perëndimorët apo Sllavët’’ do të bëjnë kurthe dhe intriga të pareshtura deri në ditën e fundit duke garuar se kush do ti bartë më shumë dru zjarrit të Nemrudit, përderisa ata të ‘’Hakkut’’ gjithnjë do garojnë të bartinë kopshtit të Ibrahimit ujë përplotë me lule. Një cikël që do vazhdojë deri ditën e Kijametit!