Me mijëra protestues dolën në rrugët e Londrës për të protestuar kufizimet e COVID-19.

Shumë pret manifestuesve të mbledhur në sheshin Trafalgar nuk mbanin fare maska dhe thoshin se ajo që po i sëmurte ishin kufizimet ndaj lirive.

10 persona u arrestuan gjatë protestave, ndërkhë që policia i bën thirrje popullit ë trgojnë kujdes për shëndetin e tyre e të familjes, pasi kriza shëndetësore është ende në zhvillim e sipër.

Në Angli nuk lejohen grumbullimet e më shumë se gjashtë personave, por protestat bëjnë përjashtim. Për këtë arsye, policia u bën thirrje pjesëmarrësve që gjithsesi duhet të ruajnë distancimin social e të mos vënë në rrezik veten dhe njerëzit e dashur.

Protesta të ngjashme ka pasur edhe në vendet e tjera europiane, si Spanja e Franca.

Në Francë, qeveria urdhëroi mbylljen e bareve dhe restoranteve në zonën e Marsejës, gjë që u prit me nervozizëm nga banorët e sidomos nga biznesmenët.

Udhëheqësit civilë si dhe pronarët e bareve në Marsejë reaguan me zemërim ndaj mbylljes së bareve dhe restoranteve të qytetit, duke thënë se ata nuk ishin këshilluar me qeverinë franceze e cila urdhëroi masat për të kontrolluar rritjen e rasteve me COVID-19.

Të revoltuar janë edhe qytetarët në Madrid të Spanjës të cilët kundërshtojnë rivendosjen e masave kufizuese sipas të cilëve prekin rajonet më të varfra.

Rreth 850 mijë persona banojnë në zonat e prekura, që përbën rreth 13 për qind të popullsisë së Madridit.

Rajoni i Madridit kërkoi ndërhyrje urgjente të forcave të armatosura, si dhe të policisë dhe Gardës Civile për të luftuar ekspansionin e coronavirusit.