Në sallën solemne të Gjykatës supreme sot është mbajtur ceremoni solemne për shënimin e fillimit të trajnimit për dëgjuesit e gjeneratës së VII në Akademinë për gjykatës dhe prokurorë publikë, ku mori pjesë edhe ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq.

Në fjalimin e tij hyrës, ministri Mariçiq theksoi se Akademia për gjykatës dhe prokurorë publikë ka për obligim të ndërmarrë aktivitete të cilat përmes procesit edukativ do të ndërtojë gjykatës dhe prokurorë publikë të pavarur dhe të paanshëm, me fokus të aftësive të tyre profesionale, integritet, profesionizëm, aftësi personale dhe aftësi sociale.

Mariçiq theksoi se gjykatësit dhe prokurorët duhet të gëzojnë famë më të lartë në shoqëri, por edhe se gjenerata e re e gjykatësve dhe prokurorëve duhet të fut energji të re në gjyqësi dhe në vepër të dëshmohet.

Detyra e gjykatësve dhe prokurorëve të ardhshëm është që të kujdesen që ligjit të vlejë në mënyrë të barabartë për të gjithë, theksoi ministri Mariçiq, i cili shtoi se “pushteti” i cili u është ndarë gjykatësve dhe prokurorëve publikë është ngushtë e lidhur me vlerat, drejtësinë, barazinë, paanshmërinë, të vërtetën dhe lirinë dhe ata si bartës të pushtetit gjyqësor sjellin vendime të cilat në masë të madhe i prekin jetët e njerëzve dhe mundësojnë funksionalizim normal të shoqërisë.

“Çdo gjykatës dhe prokuror publik individualisht do të duhej të bëjë gjithçka për ta mbajtur pavarësinë gjyqësore në nivel personal dhe institucional, të kenë respekt dhe trajtim të barabartë të palëve me shmangien e çdo anshmërie dhe diskriminimi”, ka thënë ministri i Drejtësisë.

Ai shtoi se në mënyrë të barabartë është që gjykatësit dhe prokurorët në mënyrë aktive të bashkëpunojnë me mediumet dhe rregullisht ta informojnë opinionin për ngjarjet.