Skadon afati për parashtrim të deklaratës për vazhdim të anëtarësimit në fond të detyrueshëm pensional, kumtoi sot Agjencia për supervizion të sigurimit të financuar kapital pensional (MAPAS).

Në pajtim me ligjin, anëtarët e fondeve të detyrueshme pensionale të cilët kanë përmbushur stazhin me të cilin realizohet uëja e kufirit të moshës për pensionim për së paku një vit në pajtim me nenin 118 paragrafi (3) nga Ligji për sigurim pensional dhe invalidor, duke filluar prej 1 korrikut 2020 kanë të drejtë të zgjedhin nëse do ta vazhdojnë anëtarësimin në fond të detyrueshëm pensional, më së voni deri më 30 shtator 2020″, ceket në kumtesë.

Përzgjedhja, siç shtohet, bëhet me deklaratë të shkruar për vazhdim të anëtarësimit, për deri sa anëtarët në këtë afat të caktuar nuk dorëzojnë deklaratë, anëtarësia në fondin pensional të obliguar do t’iu ndërpritet më 1 shtator të vitit 2020.

“Pas përfundimit të anëtarësisë në fondin pensional të obliguar, Shoqëria Pensionale transferon shumën e përgjithshme të llogarisë individuale të këtyre anëtarëve në Fondin e sigurimit pensional dhe invalidor të Maqedonisë së Veriut (Fondi i FSPIMV). Anëtarët të cilët nuk do të arrijnë të drejtën e tyre të zgjedhjes mbeten të siguruar vetëm në Fondin e sigurimit pensional dhe invalidor të Maqedonisë së Veriut (Fondi i FSPIMV) nga i cili do të marrin pension”, thuhet në kumtesë.