Manchester United ka shënuar një fitore të vështirë ditwn e sotme nw Premier League.

Ndërhyrja e VAR dhe pesë shtylla të goditura nga Brighton & Hove Albions kanë bërë që Man Utd të fitojë në fund me rezultatin 2:3,.

Goli i parë në këtë ndeshje erdhi në minutën e 40’, kur Neal Maupay shënoi për 1:0, nga pika e bardhë e penalltisë.

United gjeti golin e barazimit në minutën e 43’, për të shkuar në pauzën 15 minutëshe me rezultatin e barabartë.

Në pjesën e dytë, Brighton fitoi edhe një penallti, por kjo penallti u anulua nga teknologjia VAR.

Para këtij momenti, VAR anulonte një gol të Marcus Rashford në minutën e 52’, por vetëm tre minuta më vonë, i njëjti shënonte gol të rregullt, që i dha tri pikët Unitedit.

Brighton krijoi deri në fund, por shtylla ishte aleati kryesor i United në këtë ndeshje, pasi ndali 5 herë topin të shkonte në rrjetë. Solly March ‘theu mallkimin’ dhe në minutën e 82′ shënoi për 2:2.

Kur dukej se Brighton do të merrte një pikë nga ky takim, VAR akordoi një penallti për Man Utd, pas vërshëllimës përfundimtare të gjyqtarit.

Një lojë me dorë në zonë pas goditjes nga këndi, bëri që Bruno Fernandes të kishte në dorë një penallti, të cilën e konvertoi në gol, për fitoren 2:3. Aty përfundoi gjithçka, pasi vërshëllima e fundit ishte dëgjuar tashmë.

Me këtë fitore, Manchester United numëron 3 pikët e para, pas dy ndeshjeve të luajtura.

Brighton mbetet në kuotën e njëjtë të pikëve, njësoj sikur Man Utd, por me një ndeshje më shumë të luajtur.