Vdekja e aktorit dhe politikanit shqiptar, Adem Mikullovci, ditën e sotme (e martë) ka tronditur mbarë popullin dhe kinematografinë shqiptare.

Reagimet lidhur me vdekjen e tij nuk munguan as nga miqtë e kolegët e artistit të mirënjohur.

Së fundmi, një reagim e ka bërë edhe ish-deputeti e këngëtari nga Ferizaj, Labinot Tahiri.

Ai e lartësoi figurën e aktorit, duke shtuar se ishte një personalitet i dashur për të gjithë dhe se si i tillë shkoi pa asnjë privilegj të rëndësishëm shtetëror.

Postimi i plotë i Labit (pa ndërhyrje):

“Humbëm edhe një AKTOR TË MADH!

Kështu do të thonë sot, ndërsa dje e lan skajshmërisht pa kujdes shtetërorë!

Ashtu siç shkoi; Nexhmia, Lezeja, edhe Adem Mikullovci shkoi, nesër edhe Çuni edhe axha Sabri, pa dashje po e them!

Dhe nuk e di se kush do mbetet nesër një artist i madh me vlerat që ka arti jonë i kahershëm shqiptarë këtu e në Shqipërinë nanë?!

Shkoi pa asnjë privilegj të rëndësishëm shtetërorë, ku mbi të gjitha Baca Adem , ishte dhe mbrojtësi i asaj pak autonomie që kishim nën regjimin Serbo Madh!

Ai nuk iku kurrë nga ëndrra për ta bërë KOSOVËN SHTET.

Ishe dhe do mbetesh sinqerisht personalitet i dashur, jo vetem kur sot do të thonë i madh , pasiqë ndërrove jetë, por i pa harruar në zemrat tona kur ishim fëmijë dhe sot të rritur.

Të dashur qytetarë dhe diasporë, me sinqeritetin më të madh ju shpreh ngushëllime, familjes, kolegëve dhe komunitetit!

U prehtë në paqe shpirti i Bacës Adem!

Labinot Tahiri, Ferizaj Kosovë e Shqipërisë!”.