Klubi i volejbollit “Uskana” nga Kërçova, me intensifikim vazhdon pothuajse një muaj me përgatitjet për sezonin e ri të kampionatit kombëtar në volejboll për femra.

Klubi ynë përveç asaj që filloi me përgatitje për sezonin e ri para një kohe të caktuar, ne prej sot filluam edhe me regjistrimin e volejbollistëve të rinj prej grupmoshave të ndryshme gjegjësisht kategoritë të cilët duan të merren me këtë sport, thotë kryetari i klubit Bashkim Mehmeti.
Qëllimi është si klub relativisht i ri këtë sezon të jetë me prezantim më dinjitoz sepse konsiderojmë që tani gradualisht e marrim fizionominë e klubit serioz”, konsideron Mehmedi.

Shtylla e ekipit është ruajtur dhe atë me volejbollistët të cilët kryesisht janë rritur në klubin tonë, por do të bëjmë përpjekje të sjellim disa përforcime eventuale, edhe pse kështu jemi të gatshëm të bëjmë garë dijitoze në kampionatin e ri, por jam i vetëdijshëm se shumë punë do të varen edhe nga mjetet financiare që do t’i kemi në dispozicion si klub”, shton Mehmedi.