Ish-kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, ka postuar disa fotografi në Facebook ku shihet se në rrugën “Nëna Terezë” në Gjakovë janë prerë disa drunj, që sith theksoi ajo, “janë rreth 40-50 vjeç dhe e gjithë kjo po bëhet për zgjerimin e rrugës dhe për ngushtimin e trotuarit”.

“Ky jo vetëm që është krim mjedisor, është krim mbi të drejtat dhe liritë e njeriut, është krim mbi trashigiminë historike dhe urbane, krim mbi identitetin e qytetit dhe është krim pasojat e të cilit do të ndjehen edhe për shumë vite tjera” u shpreh Kusari-Lila, transmeton Klan Kosova.

Kusari-Lila nuk ka lënë pa përmendur edhe sloganet që gjenden në atë pjesë të rrugës e që i përkasin partisë së Ramush Haradinajt dhe kryetarit të tanishëm të Gjakovës, Ardian Gjinit, duke thënë se kjo është pamja e vërtetë e sloganit nga partia që e udhëheqë këtë komunë.

“Fatkeqësisht kjo është pamja e vërtetë e slloganit të zgjedhjeve qendrore nga partia në pushtet në Gjakovë, “Kosova 100%” dhe sllogani i zgjedhjeve lokale “Tash Gjakova” – ka shkruar mes tjerash ajo.