Taxhudin HAMIDI -Teotove

Bota gjatë gjithë historisë së sajë është përballë me politika të skajshme indoktrinuese të birokratizmit dhe ekspansionizmit industrial të një institucionalizimi të kolonializmit dhe gjithashtu të një shkatrimi të centralizmit e cila do të përpiqej të transformonte politikat kontinentale në një Weltpolitik.

Bota e historisë humane mirë e ruan kujtesën se secili prej liderëve politik të fuqive të mëdha ka synuar të bëhen aktorët supremë politik në sistemin ndërkombëtarë.

Oreksi maramendës birokratik dhe kolonizues i njeriut të bardhë do të gëlltis tokën dhe do të lë prapa vetes vetëm se një shkretëtirë.

Kjo më së miri mundë të vërehet në fjalitë e më poshtme të marksit : “Ashtu siç egërsira duhet të luftojë me natyrën për të kënaqur dëshirat e veta , për të ruajtur dhe riprodhuar jetën , ashtu edhe njeriu i civilizuar duhet të bëjë të njëjtën në të gjitha formacionet sociale dhe me të gjitha mënyrat e mundshme të prodhimit…”

Të gjitha këta dëshira për të kënaqur veten domosdoshmërisht shkaktuan aksidentin bërthamorë në Çernobil.

Bomba atomike ndikoi në sigurinë ontologjike të brezave pasardhës, të cilat nuk ishin të vetëdijshëm për luftën.

Një vendim i tillë, kaq çnjerzorë, për të hedhur bombën u mor përmes një procesi demokratik në një qeveri liberalo-demokratike, dhe u vu në zbatim nga një organizim racional,që nga Fukujama lëvdohet e glorifikohet si boshti themelorë i epërsisë së qytetërimit perendimor.

Suksesi sipërfaqësorë material dhe supremacia e shoqërive tejet të organizuara mekanikisht, mbulon rezikun e vërtetë të së ardhmes së qenies njerzore .

Dëshirat njerzore nuk janë të afta për të drejtuar jetët e veta, kështu krijonë një tëhuajsim, i cili nënkuptonë fundin e humanizmit dhe lirisë.

Është e qartë se në saje të rritjes së popullimit, qenia njerzore nuk mund të sakrifikojë zhvillimin e teknologjisë.

Megjithatë është gjithashtu e pamohushme që mënyra ekzistuese e teknologjive dhe mënyra e të sjellurit e njeriut modern si homologe e saj, domosdoshmërisht do të shkaktojë një degradim në ambient dhe kjo do të rezultojë me një katastrofë ambientale të paevitueshme.

Andaj një rinovim filozofik është i detyruashëm në qasjen njerzore ndaj natyrës. (1)

Rinovimi filozofik sigurishtë do të çlironte botën natyrore nga dominimi monopolistik dhe do përfundonte problemi i kulturave autentike përballë këtij civilizimi hegjemonistiko- monopolistik.

Synimi i vendosjes së një kulture uniforme mendimi dhe stili jete në të gjith botën , dhe kjo na duket të jetë një kërcënim real ndaj ndryshueshmërisë së trashëgimisë historike – kulturore të qenies njerzore.

Njeriu do të humb kujtesën e vet kulturore e qytetërimore, dhe mënyra e jetesës së tijë do të kontrollohet nga kompanitë shumëkombëshe që synojnë të vendosin një kulturë uniforme konsumi.

Kështu bota jonë do të bëhet një muze i madh i hapur i kulturave të vdekura dhe jofunksionale.

Për të u pranuar një kulturë uniforme është tepër vështyrë sepse kultura dhe civilizimi islam nuk janë të mbilluara në vetvete për arsye se përmbajnë principe të bashkëpunimit dhe koekzistencës me të tjerët.

Ky është edhe një ndër shkaqet që kultura islame, në forma të ndryshme mësohet dhe kërkohet edhe jashta botës islame.

Prandaj edhe si popull (shqipatre) buze deitit Adriatik e kemi pasur vështyrë te zhvillohemi larg vlerave qe i dedikon kultura islame.

Ne vitet e kaluara ‘90-‘01 pamë dhe u vertetuam se ata popuj që nuk ishin percaktuar për vlerat islame e patën shumë rëndë të ndahen nga eksplodimi i urrejtjes dhe diskriminimit ashtu që më lehtë e kishin të vershonin drejtë luftrave dhe masakrave te fqinjeve dhe qyteatreve te tyre te pafajshëm.

Është e pamundur sot në botë të gjeshë ndonjë qendër kulturore shkencore serioze (univerzitet, akademi, institut e të ngjashme) a të mos gjesh dikë që meret të paktën me ndonjë aspekt islam dhe të kulturës së sajë.(2)

Në idetë socio – politike të Farabiut mund të vërehet shprehja ( el-medinetul-xhahilije) “ Qyteti injorant”, është qyteti popullata e të cilit nuk e njeh lumturinë dhe nuk është e informuar për të.

Edhe nëse u ofrohen njohuri lidhur me lumturinë as nuk do ta kuptojnë e as do t’i besojnë.

Sendet e vetme që atyre u duken të mira janë disa që për nga forma supozohet se janë të tilla, si : shëndeti ,pasuria, kënaqësitë e shqisave dhe epsheve, liria e njeriut në ndjekjen e dëshirave dhe pasioneve etj…

Sipas popullit të qytetit injorant secila prej këtyre paraqet një lloj lumturie, kurse lumturia më e madhe dhe më e plotë është tërsia e të gjitha këtyre të mirave (3) kur bashkohen në një infrastrukturë të përbashkët (cluster) për qëllime të perbashkëta mirpo ne dobi te njerezimit.

Mosnjohja e prejadhjes së vetë njeriut dhe vështyrësimi permanent i njohurive të tijë ndaj burimeve elementare religjioze e ka shtyrë vetë njeriun të organizohet kundër qenjës së tijë si njeri.

Ka lejuar që njeriu të vendoset mbi njerin, njeriu mbi të drejtat elementare të tijë, vetëm pse nuk demostronë fuqinë orgjinale religjioze, pa të cilën ai vetë lejonë që strukturat indoktrinuese të birokratizmit të gllabërojnë çdo të drejtë të njeriut .

Sipas doktrinës të liberalizmit perendimorë, liria e njeriut nënkuptonë realitetin pa fe dhe Zot; edhe për ate origjina e lirisë nuk konsiderohet nga Zoti.

Sipas kësaj doktrine të liberalizmit perendimorë askush nuk thotë se Zoti është burim i lirisë së njeriut.

Sipas islamit liria ka prejardhje Hynore e cila paraqet një dallim thelbësorë nga i cili tejkalon shumë të tjerë.

Andaj, sipas logjikës islame, të vepruairt kundër lirisë është të vepruarit kundër një fenomenit Hynorë, e kjo do të thotë se shkakton obligim fetarë , ku te perendimorët nuk është rast.

Lufta shoqërore e cila udhëhiqet në botë për shkak të lirisë, sipas vrojtimit të liberalizmit nuk ka asnjë logjikë.

Psh. njëra nga gjërat që përmendet është “mirqenja e përgjithshme”, kjo është “ liria shoqërore” .

Përse duhet sakrifikuar për të mirë të shumicës?

Kjo është plotësisht jologjike.

Në islam kjo nuk është e njejtë.

Lufta për liri është obligim dhe detyrim, për arsye se është luftë për çështje Hynore.

Njësoj sikur shihni që dikujtë i meret jeta, e keni për obligim të i dilni në ndihmë , kjo është një obligim fetarë, sepse nëse nuk veproni kështu, ju keni bërë mëkat, kështu ështu edhe në planin e lirisë, duhet të veproni, ajo është obligim. (4)

Njeriu në shumë raste nëse vepron në emër të shumicës kjo mënyrë e të menduarit shpjetë mundet të i gjejë rrugë distance duke logjikuar se pse unë të sakrifikojë jetën time për lirinë e dikujtë tjetër, ndërsa perceptimi i lirisë në kuadër të të obliguarit fetarë në asnjë moment njeriun nuk e lejon të anashkaloj aktivitetin për të drejtë dhe lirinë sepse ato nuk i konsideronë ndryshe por vetëm si obligim para Zoti dhe krijuesit të tij.

Duke vrojtuar sotë oreksin birokratik dhe përpjekjet për institucionalizimin kolonijal, monopolitik, autoritativ njeriu gjendet përballë një krize ghithpërfshirëse e cila bën të domosdoshëm një riekzaminim të imagjinatës së mardhënieve njeri – njeri, njeri – ambient natyror dhe njeri – ambient artificial.

Të gjitha këta baza të të kuptuarit gabimisht si sfond të tyre mbajnë modernizmin.

Modernizmi si nje dezedorans efikas per te mbajtur ambijentin me fjalë palstike ?!

Njeriu që e jetonë modernitetin dhe ka pikpamje moderne, e ka shumë të vështirë t’i kthehet traditës ( religjioze).

Sepse, ai mendon që çdo gjë e re sot, nesër bëhet e pavlefshme.

Bota moderne (5) dhe pikpamjet e globalizmit përftuan një ambijent trishtues ku njeriu i frigohet njeriut, transformimet e qytetërimit radikalizohen dhe nuk kanë kapacitete shkencore të durojnë dhe afrojnë njëri tjetrin por gjithnjë bëhen më të fuqishëm diametralisht.

Ky lloj shantazhimi i dyfisht prodhon pamundësi mendimi, veprimi, ndërkaq që neve si popull na nevoitet pikërisht mundësia për të menduar dhe vepruar.

(xhxhxh)!

Fusnota:

1.ahmed davutogllu,transformimi qytetërimorë dhe bota muslimane f.44-74.logos-a 2009.

2.nijaz shukriç, povjiest i.k.i c. f. 50. Sarajevo 1989.

3.përmbledhje punimesh, viti1,nr.1,f.sh.i.-shkup,f.107, shkup,2002.

4.nur,nr.19-20,1999. f.30.

5.hëna e re ,nr.242,08.2011.f.42-43,shkup.