Këshilli komunal I komunës së Sarajit unanimisht ka miratuar vendim që procesi edukativo arsimor në Shkollat Fillore të zhvillohet me prezencë fizike. Këshilli Komunal së bashku me Sektorin për Arsim kërkojn nga Komisioni adekuat në kuadër të Qeveris së Maqedonisë së Veriut, procesi edukativo arsimor të zhvillohet me prani fizike.

Komuna e Sarajit, ka bërë të gjitha përgaditjet e nevojshme sipas Protokolloeve të caktuara nga Komisioni për sëmundje infektive, ku edhe ka marë edhe pëlqime nga prindërit, ku ka dakordësi që në komunën e Sarajit nxënësit të shkojnë në shkollë.

Në mbledhjen e sotme, Këshilli Komunal, ka kaluar edhe propozimen e I komunës së Sarajit, I cili ka marë edhe pëlqimin e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve për ndryshime në planin urbanistik të Liqenit Treska, dhe më pas të shpallet zonë e lirë turistike, për tu realizuar investimet kapitale në këtë vendë.

Kreu I komunës së Sarajit Blerim Bexheti, paralajmëroi investime kapitale tek Liqeni I Treskës, dhe zhvillimin e turizmit në këtë pjesë të Shkupit.