Pas afrimit të Nathan Ake, Manchester City dëshiron të marrë në skuadër një tjetër qendërmbrojtës. Jules Kounde (Sevilla), Kalidou Koulibaly (Napoli), Joze Maria Gimenez (Atlético de Madrid) dhe së fundmi Ruben Dias (Benfica) : janë emrat e preferuar nga Pep Guardiola. Por me fat mund të jetë ky i fundit. Në media po përflitet për një arritje të marrëveshjes mes palëve.

Pas fitores së ekipit të Benficas kundër Moreirense të shtunën në mbrëmje (2-0), mbrojtësi 23-vjeçar bëri një deklaratë të habitshme. “Ishte një moment i veçantë për mua sonte dhe mendoj se të gjithë e kuptuan pse” , deklaroi shënuesi i goli të parë për Benfican për median e klubit nga Lisbona. Një transferim në Angli së shpejti? Përgjigja në ditët e ardhshme.