Kërkesa e rritur për mjete të dezinfektimit në luftën kundër koronavirusit mund ta rrit përdorimin e punës së detyrueshme dhe të fëmijëve në plantacionet e kallamit të sheqerit, paralajmërojnë hulumtuesit britanik.

Nga kallami i sheqerit fitohet etanoli i cili përdoret në gjelat me bazë të alkoolit, ndërsa në shtatë prodhues udhëheqës botëror të kallamit të sheqerit, duke i përfshirë Brazilin, Meksikën dhe Tajlandën ka rreziqe të larta deri në ekstreme nga puna e detyrueshme dhe e fëmijëve, kumtoi kompania për analitikë Verisk Mejplkroft (Verisk Maplecroft).

“Pandemia zbuloi një numër të madh të sfidave strukturore me të cilat përballen vendet prodhuese…tashmë një kohë”, deklaro Xhimena Bllanko e cila e ka udhëhequr ekipin amerikan të Verisk Mejplkroft.

Pas shumë dekadave përparim, Kombet e Bashkuara paralajmëruan se miliona fëmijë përreth botës mund të detyrohen të punojnë duke e marrë parasysh atë që shkollat janë mbyllur, ndërsa familjet luftojnë për ta tejkaluar krizën ekonomike të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.

Raportuesi special i KB-së për skllavëri moderne të mërkurën publikoi se ekziston rrezik i madh më të varfërit të mos kenë alternativë të punës së detyrueshme.

Kompanitë të cilat eksploatojnë punëtorë në prodhimtarinë e ilaçeve dhe pajisjeve për luftë kundër Kovid-19 duhet të përgjigjen për veprimet e tyre”, theksoi Tomoja Obokata.

Në garën e pamëshirshme globale për pajisje personale mbrojtëse, siç janë maskat, qeveritë dhe kompanitë përkohësisht lidhin marrëveshje me furnizues të rinj.

“Japin prioritet në urgjencën para pasojave sociale të cilët me atë i prodhojnë”, tha analistja për të drejta njerëzore në Verisk Mejplkoft, Viktoria Gama, duke i’u referuar transparencës më të madhe në zinxhirët e furnizimit.

Ajo shtoi se është rëndë të kuptohet se sa kallam i sheqerit përfundon në mjetet për dezinfektim sepse përdoret në shumë prodhime tjera, nga sheqeri deri te biokarburantet.

Në Meksikë, ku rreziku nga puna e fëmijëve sipas Verisk është ekstreme, shkollat janë mbyllur për shkak të Kovid-19, ndërsa orët mbahen në televizion, edhe pse disa fëmijë në rajonet rurale nuk kanë televizion në shtëpitë e tyre.