Në zonat e banuara me shumicë serbe në Kosovë sipas të dhënave më të fundit, katër persona janë infektuar rishtas me COVID-19, ndërsa janë regjistruar pesë raste të të shëruarve.

Që nga fillimi i pandemisë më 13 mars, 5,224 njerëz janë testuar, nga të cilët 1002 njerëz janë diagnostikuar me virusin korona.

Tani janë 42 raste aktive. Deri më tani, 922 njerëz janë shëruar.

Deri më tani, një total prej 264 pacientësh janë regjistruar në zonat serbe në jug të Ibrit.

Që nga fillimi i epidemisë, 38 njerëz kanë vdekur në zonat e banuara me serbë në Kosovë, raporton Radio Kontakt Plus, transmeton Klan Kosova.