Sektori për Punë të Brendshme Tetovë informon qytetarët e zonës më të gjerë të Tetovës dhe Gostivarit, se sot ka filluar rehabilitimi i rrugës rajonale Karpallëk-Zhelinë dhe punimet e ndërtimit do të zhvillohen çdo ditë nga ora 08.00 deri në ora 16.00 raporton TetovaSot.
Për këtë qëllim, varësisht nga përmbajtja dhe dinamika e punëve që do të kryhen në këtë drejtim, do të adaptohet regjimi i trafikut, për të cilin do të angazhohen drejtpërdrejt pjestarët e policisë dhe do të vendosen sinjalet e nevojshme të trafikut.
Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë, apelon drejtuesit e automjeteve që të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm dhe të respektojnë plotësisht urdhrat e policëve dhe shenjat e TetovaSot