Një grua në Itali është bërë lajm në të gjitha mediat pasi i ndodhi një episod i çuditshëm.

Duke menduar se po i dërgonte mesazh një mikut të saj, ajo kishte ngatërruar numri dhe mesazhi i shkon këngëtarit Eros Ramazoti.

Valeria e ka treguar historinë e saj për Radio Dejaay.

“Në të vërtetë unë po i shkruaja një kolegu tim, isha i bindur që e mbaja mend numrin, sepse e dëgjoja çdo ditë për punë.

Unë po punoja në një video post-produksion dhe dërgova mesazhin”, tha ajo.

Në fakt mori edhe përgjigje nga këngtari, por kur ai i tha “jam Eros”, ajo nuk e besoi.

Por më shumë se kaq, ajo arriti që të takohej me të ballë për ballë në studion e tij.