Qëllimi ynë është Konferenca ndërkombëtare të mbahet gjatë kryesimit tonë me Këshillin e Bashkimit Evropian dhe jemi optimistë se kjo do të ndodh, deklaroi ambasadorja gjermane Anke Holshtajn.

Ambasadorja gjermane, e cila sot majti takim me ministrin e Shëndetësisë Venko Filipçe, ndërsa pastaj e vizituan Klinikën Infektive në lidhje me donacionin gjerman të aparateve respiratore, u përgjigj në pyetjen të japë koment për gjendjet e fqinjësisë së mirë në Ballkan, pas memorandumit të Bullgarisë, por u tha përfaqësuesve të lartë bullgar se tani nuk është koha për konferencë ndërqeveritare.

“Unë disa herë në këtë temë kam deklaruar se qëndrimi i Gjermanisë është që çështjet bilaterale duhet të zgjidhen në mënyrë bilaterale. Zgjerimi i BE-së mendoj se është edhe në interes të madh të Bullgarisë dhe për atë jam e mendimit se me siguri do të gjendet zgjidhje”, thotë Holshtajn.

Bullgaria, shton ajo, gjithmonë ka qenë mbështetës i madh i evropianizimit të rajonit.

“Qëllimi ynë është ajo konferencë të mbahet që në kohën e kryesimit tonë në Këshillin e BE-së. Edhe ne jemi optimist se do të arrihet në atë”, theksoi ambasadorja gjermane Holshtajn.