Para zgjedhjeve presidenciale amerikane në nëntor, gjigantët teknologjikë Google dhe Twitter paralajmëruan se do të bëjnë përpjekje shtesë që të pengojnë përhapjen e dezinformatave.

BBC-ja njofton se kjo posaçërisht ka të bëjë me publikimin e fitores zgjedhore para se të merret konfirmim zyrtar të rezultateve nga zgjedhjet.

Tuiter kumtoi se në mënyrë më agresive do t’i shënojë ose largojë paralajmërimet e pasakta me zgjedhjet, ndërsa Gogël do t’i largojë informatat e pasakta për rezultatet nga kërkimi.

Ekspertët vlerësojnë se një nga faktorët që mund të nxisë dezinformata për zgjedhjet është fakti se, për shkak të pandemisë së koronavirusit, shumë votues do të votojnë përmes postës, që do të sjell deri te anulimi i arritjes së rezultateve nga zgjedhjet.