Gjiganti farmaceutik ”Pfizer” tha se në fund të tetorit do të merrej vesh nëse vaksina antiCovid për të cilën ai po punon do të jetë apo jo funksionale, deklaroi CEO i kompanisë, Albert Bourla.

“Në rastin më të mirë, deri në fund të tetorit ka një shans të mirë, më shumë se 60%, që ne do të dimë nëse produkti funksionon apo jo. Në rast se rezultatet janë pozitive, ardhja e vaksinës në treg vitin e ardhshëm do të varet nga sa kohë u duhet autoriteteve për ta miratuar atë”, shtoi ai.

”Shpërndarja e vaksinës do të jetë një problem për shkak të ndërlikimeve që lidhen me transportin e ilaçeve, por ‘Pfizer’ do të dijë si të menaxhojë këto operacione’’, deklaroi kompania.