Një mjek gjerman ka vazhduar të punojë edhe krahas asaj që ka pasur simptoma të infeksionit me koronavirus, me ç’rast 275 persona për momentin janë në karantinë.

Madje pasi ka marrë test pozitiv për koronavirusin, mjeku ka ndaluar me punën.

Sipas informacioneve të “Bajrisher Rundfunk” të paktën pesë persona me të cilët ka pasur kontakt doktori janë pozitivë në koronavirus.

Autoritetet gjermane janë duke analizuar nëse mjeku ka bërë vepër penale me veprimet e tij të papërgjegjshme.