Një person është gjetur pa shenja jete në lagjen Kolovica në Prishtinë.

Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha.

“Me datë 27.09.2020 në ora 09:52 është pranuar një informatë se në një shtëpi të braktisur, një person është pa shenja jete. Policia menjëherë ka dal ne vendin e ngjarjes. Janë njoftuar edhe ekipet tjera relevante dhe pas hetimeve qe janë në proces dhe pranimit të raporteve nga kompetentet do te njoftoheni për detajet tjera”, njofton Klan Kosova.