Gazetarë, politikanë dhe të tjerët që janë përgjuar në periudhën nga viti 2008 deri në vitin 2014 dëshmuan sot në seancën për rastin për përcjelljen e paligjshme të komunikimeve “Target-Fortesa”. U deklaruan se janë të dëmtuar, ndërsa paralajmëruan edhe kërkesë dëmshpërblyese.

Dëshmitari Goran Sugarevski, para gjykatës tha se prej vitit 2008 ka qenë deputet në Kuvend, ndërsa prej vitit 2011 edhe koordinues i grupit të deputetëve të LSDM-së, ndërsa për atë se ka qenë cak i përgjimit, kishte marrë vesh pasi që kishte publikuar Zoran Zaev.

Tha se ndjehet i dëmtuar, por se nuk kërkon kurfarë dëmshpërblimi në këtë procedurë.

Gazetri Sashe Dimovski, tha se numri i telefonit që e përdorë prej vitit 2001 është i njejti, dhe ka ndërruar vetëm prefikset, siç ka ndërruar operatorin.

“Për atë se kam qenë i përgjuar u vetëdijësova në vitin 2010, pas publikimit të tekstit për të cilin atëherë mora një grumbull materialesh nga bisedat e përgjuara pa leje të prokurorëve nga PTHP Gjevgjeli, Të njejtën me anë të telefonit ia bëra me dije prokurorit të atëhershëm publik, tani avokat në sallë, pas çka edhe e publikova dhe mendoj se prej atëherë numri im ishte vënë në përgjim”, deklaroi Dimovski.

“Ndjehem i dëmtuar. Siç e dini, jo me kërkesë time, por të LSDM-së mua mu dha një dosje me transkripte nga bisedat e mia me njerëz, të cilët si edhe disa, nuk ishin gjallë. Me atë, bisedat e mia privae dhe intime u gjendën si në treg të gjelbër, që më shkaktoi stres të madh, me çka m’u ngrit sheqeri, pata infarkt dhe verbëri, ndërsa dëmi vetëm për mjekim është 30 mijë euro. Prandaj kërkoj dëmshpërblim prej 200 mijë eurove”, deklaroi Dimovski.

Katerina Canevska, tha se derisa ka punuar në televizionin Ai ka ndodhur për lajme apo në raport që akoma nuk ishte publikuar, për atë të marrin demant nga institucioni apo qeveria, për ç’shkak kishin dyshuar se po përgjohen.

Tha se ndjehet e dëmtuar, sepse është bërë goditje ndaj demokracisë dhe punës së saj si gazetare.

Dëshmitari i katërt i dëmtuar , Mlladen Çadikovski, tha se prej vitit 2008 deri në vitin 2011 ka qenë redaktor në TV A1, ndërsa deri në vitin 2013 ka qenë redaktor në redaksinë ekonomike në Fokus.Tha se ndjehet i dëmtuar dhe paralajmëroi kërkesë dëmshpërblyese.

Dëshmitarja e dëmtuar, Jadranka Kostovska, tha se prej vitit 2008 deri në vitin 2015 ka qenë kryeredaktore e javores Fokus, dhe përkujtoi se ka qenë pjesë e rastit “Veshi i madh” prej vitit 2011, që me disa gazetarë e fituan, por askush nuk mori përgjegjësi.

“Vazhdimisht kishte dyshime. Në vitin 2011 filloi një kanonadë padish për shpifje për pjesë të pyetjeve të parashtruara nga konferenca për shtyp. Për atë iu ankova Nikolla Mlladenovit, për trajtimin e keq në gjykatë dhe atëherë filloi pothuajse çdo javë të marr padi për shpifje. Dyshimi im është se dikush ka ditur se ajo më irritonte shumë dhe kërkova nga Mlladenovi të vendosë redaktor tjetër dhe prandaj ishin ato padi. Mobing klasik sepse 70 prë qind e atyre padive ishin tërhequr”, deklaroi Kostovska.

Theksoi se në konferencë shtypi të Zoran zaevit i është dhënë një dosje me transkripte nga bisedat e saja telefonike dhe sms komunikime. Kostovska tha se ndjehet e dëmtuar dhe paralajmëroi kërkesë dëmshpërblyese.

Dëshmitari i dëmtuar Goran Mihajllovski tha se në atë periudhë ka punuar si kryeredaktor i gazetës Vest.

“Dyshimet e mia i konfirmuan në vitin 2013, sepse ndodhte që për diçka që bisedoja në telefon me burime për ndonjë lajm, të kem thirrje nga menaxhmenti i gazetës që ai të mos publikohet. Përndryshe mora informata se numri im i telefonit është përgjuar në presin e LSDM-së në vitin 2015”, deklaroi Mihajllovski.

Tha se ndjehet i dëmtuar, sepse vetë përgjimi zgjon ndjenjë të pasigurisë edhe për atë edhe për burimet e tij si gazetar. Ai paralajmëroi dëmshpërblim prej një milion denarëve.

Gazetari Borjan Jovanovski, i cili tha se për përgjimin e tij kishte marrë vesh në presin e LSDM-së, theksoi se ndjehet i dëmtuar dhe paralajmëroi kërkesë dëshpërblyese.

Sasho Ordanovski, tha se prej vitit 2008 deri në vitin 2015 ka punuar si gazetar dhe korrespondent, ndërkaq kur i është dhënë materiali me transkripte, i është thënë se është një nga pesë më të përgjuarit në shtet, ndërkaq ka qenë edhe cak i ndjekjes.

“Jo vetëm që ndjehem i dëmtuar, por kam edhe dëme reale materiale. Natën mes 3 dhe 4 majit të vitit 2015 u hodh në ajër automjeti im në Bardovc. Më pas u largova nga shteti, sepse u paralajmërova se po përgatiten edhe gjëra të tjera ndaj meje. Përfundimisht një sërë dëmesh, sepse unë isha cak i propagandës së regjimit të atëhershëm”, deklaroi Ordanovski.

Sashka Cvetkovska tha se prej vitit 2008 deri në vitin 2015 ka punuar në Ai, Fokus dhe Nova, ndërsa për përgjimin ka marër vesh në konferencën për shtyp të LSDM-së kur i ishte dhënë dosje me transkripte nga bisedat e saja personale.

Tha se ndjehet e dëmtuar dhe do të kërkojë dëmshpërblim.

Avokati i Gordana Jankullovskës, Ljupço Shvërgovski, në fillim të seancës parashtroi arsyetim dhe kërkoi në listën e të dëmtuarve të shtohet edhe Jankullovska, sepse ajo është e akuzuar në lëndën Fortesa.

Procesin e udhëheq gjykatësja Xheneta Begtoviq, ndërsa përfaqësues të aktakuzës janë Trajçe Pelivanov dhe Artan Ajro.

Sipas aktakuzës, përmes tre sistemeve për përgjimin e komunikimeve në DSK, në periudhën nga viti 2008 deri në vitin 2015, janë përcjellë në mënyrë të paligjshme 4.286 numra telefoni për të cilat nuk janë lëshuar fare urdhëresa gjyqësore.

Komunikimi është përcjellë para se të lëshoheshin dhe pas skadimit të vlefshmërisë së urdhrave gjyqësor të 1.541 numrave ose gjithsej 5/827 numrave të telefonit. Janë përgjuar mbi 20 mijë qytetarë.