Në Resnjë sot do të fillojë manifestimi i 20-të tradicional dyditor “Vjelja e mollëve prespane 2020”.

Manifestimi, informojnë nga Komuna e Resnjës, ka lidhje me festimin e Festës së krishterë ortodokse Dita e Kryqit dhe njëherësh paraqet fillim tradicional të vjeljes së mollës në Prespë me këputjen solemne të mollës së parë, që do të mbahet në orën 11, në pemishten Svislion Agroplodd, Resnjë.