71-vjeçari Lefter Zhidri nga Elbasani është vrarë nga policia shqiptare para pak minutash. Pas 5 orësh rezistencë duke mos iu bindur thirrjeve të vazhdueshme të policisë për dorëzim ai është vrarë pas përplasjeve me armë me policinë. Pak para se të vritej ai kishte nisur të qëllonte mbi forcat RENEA, dhe nuk i bindej thirrjeve për dorëzim, duke qëlluar në mënyrë të vazhdueshme, ndërsa në fund policia arriti të hapte derën me shpërthim.

Ngjarja ka nisur rreth orës 13:20, në lagjen “11 Nëntori”, ku shtetasja F. Zh., ka pasur një konflikt me bashkëshortin e saj, Lefter Zhidri, 71- vjeç, i cili në momentin që ka shkuar Policia është futur në banesë dhe ka qëlluar dhe vijon të qëllojë me armë zjarri kallash në drejtim të forcave të Policisë.

Nga ngjarja ndërkohë mbetën të plagosur dy të rinj, kalimtarë të rastit, jashtë rrezikut për jetën.