Skuadra e Nottingham Forest që zhvillon aktivitetin e saj në Championship të Anglisë, është përballur sot me një ngjarje të pazakontë.

Skuadra e Nottinghamit ka humbur tri ndeshjet hapëse të sezonit të ri në ligë për herë të parë që nga viti i largët 1955 (plot 65 vite), në takimin ndaj Huddersfield që u mposhtë me rezultat minimal në 1:0.

Gjithashtu, skuadra britanike nuk ka arritur të shënojë gol në 3 ndeshjet e tyre hapëse në Championshipit, për herë të parë që nga viti 1975, plot 45 vite.