Dy kompani kanë aplikuar për thirrjen publike për të ndërtuar rrjetin shpërndarës të gazit për familjet. Ministria e Ekonomisë nuk zbulon emrat e dy kompanive, sepse tani vijon faza e dytë në të cilën do të shqyrtohen mundësitë financiare dhe teknike të kompanive që aplikuan. Ideja e qeverisë është që përmes partneritetit publik-privat të dërgojë gazin deri te familjet. Kompania që do të zgjidhet në afat prej 4 viteve do të duhet të ndërtojë të paktën 50 përqind të rrjetit në qytete dhe 20 përqind në zonat rurale brenda katër viteve.