Dy humbje në po aq ndeshje dhe njëmbëdhjetë gola të pësuar i kushtuan shtrenjtë trajnerit të Schalke-s, David Wagner .

Klubi gjerman ndodhet tashmë në krizë dhe sapo ka ardhur lajmi për shkarkimin e teknikut, Wagner.

Së bashku me të janë larguar edhe Christoph Buhler dhe Frank Frohling.

Në ditët e ardhshme, lexohet në njoftimin zyrtar të klubi të Schalkes do të komunikohet emri i pasardhësit.