Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka bërë të ditur se pakoja emergjente e ndarë nga Qeveria Hoti do t’i dedikohet klubeve sportive në vend.

Ajo këtë e ka bërë të ditur në konferencën “Forumi i Sportit”, që po mbahet në kuadër të Javës Evropiane të Sportit, njofton Klan Kosova.

“Pakoja emergjente e ndarë nga Qeveria Hoti do të dedikohet për klubet, pasi jemi të vetëdijshëm që bizneset nuk kanë mundur të ndihmojnë klubet gjatë pandemisë. Do të bisedojmë bashkë me kryetarin e KOK, Besim Hasani dhe federatat sportive, për kriteret dhe mënyrën e ndarjes së tyre”, njofton Komiteti Olimpik i Kosovës përcjell Klan Kosova.

“Falënderoj trajnerin e xhudos, Driton Kuka dhe të gjitha federatat sportive, si dhe klubet për organizimin dhe mbajtjen në formë të sportistëve gjatë kohës së pandemisë”.