Aktori, Çun Lajçi ka dedikuar një poezi për Adem Mikullovcin pas vdekjes së tij.

Në ‘Facebook‘, Lajçi është aktiv me postime të ndryshme ku edhe sot e ka shfytëzuar të kujtoj Mikullovcin me një poezi.

Ja shkrimi i tij:

‘Ikjes tande Adem

Mos i zbritni atit
As ernave mos u zbritni
Rrini diku mes qiellit e tokës
T’mos marrin erë t’keqe emnat tonë
Ne jemi me ujin me zjarrmin me dheun
Me shpirtin plot nesh pa ju
Mos i zbritni atit
Se ne ikëm n’kuferin e ardhjes
Si Godo nën pemën e thatë
Do t’ikni edhe ju nesër
Veç pa emna

Ferizaj, 15.08.2020′