Matematikantët e rinj janë krenaria jonë. Medaljet janë një shpërblim i merituar
për mësimin e tyre të përkushtuar dhe dëshira të zbulojnë gjithnjë e më shumë nga
bota e mrekullueshme e matematikës. Kjo ju numëron një nga më të mirët në
Ballkan, të gjithë jemi të lumtur me suksesin tuaj, ju tha Ministrja e Arsimit dhe
Shkencës Mila Carovska në takimin me nxënësit të cilët fituan medalje të artë,
argjendi dhe dy medalje të bronzit në Olimpiadën Junior Ballkanike të Matematikës.
"Shtetet që kanë mendje të tilla duhet të jenë krenarë, por në të njëjtën kohë
të investojnë në zhvillimin e tyre, sepse shkencëtarët e rinj janë ata që e çojnë
vendin përpara." I inkurajojmë të gjithë nxënësit të investojnë për vehten dhe në
njohuritë e tyre, sepse kohërat si kjo tani e tregojnë rëndësinë e shkencës. "Si
Ministria e Arsimit dhe Shkencës, do të bëjmë gjithçka për të ndihmuar të rinjtë të
arrijnë qëllimin e tyre," u tha Carovska.
Konkurrentët e rinj nga vendi ynë morën pjesë në Olimpiadën për nxënës deri
në 15.5 vjet, ku nikoqiri virtuel ishte Greqia, respektivisht Shoqëria Greke e
Matematikës. Ekipi ynë u zgjodh përmes sistemit të garave, të cilat realizohen çdo vit
nga Unioni i Matematikantëve të Maqedonisë. Në ekipin maqedonas ishin nxënësi
Damjan Davkov nga klasa VII në SHFK "Vanço Prke" – Shtip, Nikolla Spirovski nga
klasa IX në SHF "J. H. Pestaloci "- Shkup, Marija Atanasova nga klasa IX në SHFK "
11 Tetori "- Shkup,Matej Gelev nga klasa IX në SHFK " Blaze Koneski "-Veles,
Nikolla Cvetanoski nga klasa IX në SHFK" Gjorgjija Pulevski ", Emilija Nikollovska
nga klasa IX në SHFK "Grigor Prliçev" – Ohër. Udhëheqësi ishte Delço Leskovski
dhe zëvendës udhëheqës Borçe Joshevski.
Fituesit e medaljeve në konkurencën e nxënësve nga 10 vende të Ballkanit dhe 8
vende të tjera –mysafire, janë: Nikola Spirovski – medalje të artë, Damjan Davkov –
medalje të argjendtë, Nikola Cvetanoski – medalje të bronzit dhe Marija Atanasova –
medalje të bronzit.