Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska sot mbajti takim pune me kryetarin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM), Lupço Kocarev.

Në mbledhje, siç kumtoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës, është diskutuar për vazhdimin dhe forcimin e bashkëpunimit midis dy institucioneve në fushën e shkencës, por edhe krijimin e një procesi arsimor, përmes të cilit brezat e ardhshëm do të mësojnë të respektojnë multikulturalizmin, barazinë dhe vlerat shoqërore.

Ministrja Carovska, siç thuhet në kumtesë, theksoi se për Ministrinë dikasteriale është e mirëseardhur mbështetja akademike dhe e ekspertëve në krijimin e politikave jo vetëm shkencore por edhe arsimore.