Ministri në detyrë për Punët e Jashtme, Gent Cakaj, njoftoi se për të dytin vit radhazi po shpërndahen falas tekstet mësimore në gjuhën shqipe, për të gjithë nxënësit shqiptarë në diasporë. Kjo falë bashkëpunimit të ngushtë mes Ministrisë së Jashtme dhe asaj të Diasporës.

Ambasadat e Republikës së Shqipërisë po shpërndajnë rreth 17.000 tekste shkollore, në të gjitha hapësirat ku jetojnë shqiptarë.

Kryediplomati Cakaj, ky është një kontribut domethënës në ruajtjen e kulturës dhe forcimin e identitetit kombëtar.

“Merita kryesore megjithatë, iu takon mësuesve e nxënësve të vyer, që përkundër largësisë, vazhdojnë ta ruajnë shqipen e ta lartësojnë trashëgiminë kombëtare gjithandej në botë.”