Memorandumi shpjegues i Bullgarisë i dërguar vendeve anëtare të BE-së në vigjilje të vendimit për fillimin e bisedimeve me BE-në përbëhet nga gjashtë faqe me shpjegime të gjata historike për “ideologji shtetërore antibullgare” në Maqedoninë e Veriut, informon korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Memorandumi të cilin e gjeti MIA i referohet historisë, Tito, Kominterna dhe akuzon për “inxhinieri etnike dhe gjuhësore” në Maqedoninë e Veriut.

Sofja thekson se vendet kandidate nuk duhet të vendosin konteste të hapura në BE dhe konsideron se mospajtimet me Shkupin paraqesin konflikt të pazgjidhur i cili “do të mundte gjatë anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut negativisht të ndikojë ndaj sjelljes së vendimeve në BE”. Autoritetet bullgare i bëjnë thirrje Maqedonisë së Veriut të gjejë zgjidhje afatgjate me vullnet të sinqert politik dhe guxim dhe të “ndalojë me trashëgiminë ideologjike nga Jugosllavia komuniste”.

Sipas Bullgarisë kjo “trashëgimi” është shkak për “inxhinierë etnike” në Maqedoninë e Veriut.

Pas disa paragrafëve dedikuar çështjeve historike nga Lufta e Dytë Botërore dhe Jugosllavia, Sofja vlerëson se çështjet kryesore të hapura ndërmjet saj dhe Shkupit janë gjuha, historia e përbashkët dhe çështja e pakicave. Bullgaria konsideron se puna e komisionit të përbashkët të ekspertëve të historisë është bllokuar për shkak të asaj që pala maqedonase ka refuzuar që të merret vesh për konceptin e “historisë së përbashkët”, në vend se të shfrytëzohet me terme si “e ndarë”. Për shkak të kësaj, konsideron Sofja, besimi është minuar ndërmjet dy palëve.

Sa i përket gjuhës, Sofja e shfrytëzon gjuhën maqedonase nën thonjëza dhe konsideron se deri më dy gusht 1944 nuk ka ekzistuar as gjuha maqedonase, e as identiteti etnik maqedonas, dhe se ato janë krijuar me qëllim që të ndahen popujt në Republikën Socialiste të Maqedonisë dhe Bullgarisë. Sofja e vendos në pikëpyetje kodifikimin e gjuhës maqedonase dhe konsideron se ajo është dialekt rajonal i gjuhës bullgare.

Bullgaria konsideron se përdorimi i termit gjuha maqedonase në Marrëveshjen e Prespës nuk është e detyrueshme për palë të treta, ndërsa nuk e konsideron si të detyrueshme as standardizimin e Kombeve të Bashkuara nga viti 1977 kur është pranuar gjuha maqedonase. Kështu, tani Sofja kërkon në dokumentet e BE-së të qëndrojë “gjuha zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut ose në rast të përdorimit absolut “gjuha maqedonase me fusnotë”.

Sofja gjithashtu i informon partnerët e saj të BE-së se Maqedonia e Veriut nuk ka bazë të kërkojë të drejta për asnjë popullsi në Bullgari, siç u morën vesh të dyja palët, por akuzon se autoritetet maqedonase nuk e kanë ndryshuar politikën drejtë personave dhe organizatave të cilat kërkojnë pranimin e pakicës maqedonase në Bullgari, me çka e kanë shkelur nenin njëmbëdhjetë të marrëveshjes.

Nga institucionet e BE-së nuk ka reagim tani për tani për këtë dokument bullgar.

Burime diplomatike për MIA-n thonë se është normale që në fillim të diskutimeve në BE secila palë t’i shpjegojë pozicionet e saj, dhe se është e zakonshme që të jenë maksimaliste, por mbetet shpresa se mund të gjendet zgjidhje e përbashkët e pranueshme me Sofjen që të fillojnë bisedimet për anëtarësim në Maqedoninë e Veriut para fundit të këtij viti.