Policia e Tiranës, ajo e Vlorës dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë zbarkuar në qytetin bregdetar.

Mësohet se forcat e policisë kanë intensifikuar kontrollet në akset kryesore të qytetit.

Kontrollet janë përqëndruar te personat e skeduar apo të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu mësohet se pjesë e kontrolleve janë edhe automjete të shumta që lëvizin në qytet.