Ministri i Ekoonomisë, Kreshnik Bekteshi, përmes Facebookut të tij ka njoftuar se është caktuar shuma e mjeteve për pakon e katërt ekonomike, për të përballuar krizën që sjellë pandemia.

“Pakoja e 4 ekonomike GATI! 350 milion EURO….” ka shkruar Bekteshi.

Sot Kryeministri Zoran Zaev paralajmëroi se deri të dielën pasdite, Qeveria do ta prezantojë pakon e katërt të ndihmës ekonomike.

Gjatë ditës Kryeministri tha se prezantimi nuk u bë sot për shkak se kishte nevojë për harmonizime shtesë. E lanë që të takohen me odat ekonomike, kurse nesër një ekip tjetër qeveritar pritet të mbajë takim me sindikatat dhe punëdhënësit.