Portieri i përfaqësues së Kosovës, Aro Muric, do të mbajë veshur nga ky sezon fanellën e skuadrës së Gironës në Ligën e dytë spanjolle.

Muric ka qenë i huazuar tek Nottingham Forest por që nuk pati shumë hapësirë. Mungesa e minutave e shtyu 21 vjeçarin që të bëj një lëvizje, duke kaluar kështu tek klubi spanjoll, që është në pronësi të City Group.

Në një konferencë për mediat, portieri i Kosovës ka thënë që i pëlqen futbolli spanjoll, prandaj edhe ka marrë këtë vendim.

“Më pëlqen mënyra se si luhet futbolli në Spanjë, prandaj edhe kam ardhur tek Girona”, ka thënë ai.

Muric ka luajtur që nga minuta e parë në ndeshjen miqësore që Girona luajti fundjavën e kaluar ndaj Zaragozas (0-1).