Një person ka humbur jetën ndërsa tre të tjerë janë lënduar pasi që një automjet me targa të Shkupit është rrokullisur në autostradën Negotinë – Demir Kapi.

Zëdhënësi i Sektori për Punë të Brendshme – Veles ka konfirmuar rastin për MIA, por pa dhënë më shumë detaje.

Inspektimi në vend ngjarje ende është duke vazhduar.