Që shkollimi është i nevojshëm dhe shumë i rëndësishëm, këtë e dimë të gjithë. Sepse arsimi e ndihmon gjeneratën e re të formohet dhe të edukohet, në mënyrë të drejtë dhe me përgjegjësi.

Një nga problemet më të mëdha të kohës sonë, është se kemi numër të madh të njerëzve që janë të pajisur me diploma , por pak janë ata që janë të arsimuar . Dhe në realizimin me sukses të procesit arsimor padyshim që rol të rëndësishëm luan edhe shteti i zhvilluar ekonomikisht pasi që mundësitë për të vepruar janë të shumta por shtetin drejt progresit e dërgojnë vetë njerëzit që jetojnë në të me punën dhe profesionalizmin e tyre, me udhëheqjen e tyre të suksesshme me institucionet e shtetit dhe me përgjegjësit që i marrin dhe pikërisht për këtë arsye në botën bashkëkohore kërkesat kryesore janë cilësia , arsimimi i mirëfillt dhe profesionalizmi. Shtetet me fuqi botërore si psh: Gjermania pikën e suksesit të tyre e ka arritur si rezultat i punës profesionale dhe të pandalshme të banorëve që jetojnë në të , banorët e këtij shteti konsiderohen si patriotët më të mëdhenj në botë për vendin e tyre kjo është si rezultat se këtë shtet deri në këtë fuqi e ka sjellur kontributi dhe puna profesionale në vazhdimësi e banorëve që jetojnë në të dhe kjo na sjellë deri tek konkluza se ndryshimi jemi vetë ne.

Ne jemi ato që mund të bëjmë revolucionin qoftë për të mirë apo për të keq ndërsa për fat të keq ne jetojmë në një shtet ku Kryeprokurorja në vend se të jetë shembull i praktikimit të drejtësis tek ne e kemi të burgosur dhe të dënuar me aktgjykim te plotfuqishëm për korrupsion , jetojmë në një shtet ku çdo i dyti funksionarë ka dosje kriminale, në një shtet ku nuk përfillen pedagogët të cilët në shtetet e zhvilluara i quajnë “deputetë të parlamentit “ etj etj .. Sa i përket çështjes së arsimimit të mirëfillt besoj se duhet rritur kontrolli edhe mbi punën e shpërndarjes së diplomave , me çka duhet hetim i rrënjësishëm i punës së funksionimit të Universiteteve , pasi që aty është vendi nga i cili po burojnë diplomat e panumërta pa kurfarë kontrolli ,vazhdimisht pajisen idiotë me diploma dhe si pasojë e këtyre diplomave të pa merituara vendi ynë në vend se të bëj një “Fast Forëard” , ne po bëjmë një hap para dy mbrapa .

Jemi shtet që synojmë anëtarësimin në Bashkimin Europian dhe në organizatat ndërkombëtare , por ama Europa dëshiron fakte , dëshiron që ne të u’a vërtetojmë atyre se me të vërtet dëshirojmë që të jemi pjesë e tyre por që ne kërkesën tonë jemi duke e bazuar në cilësi dhe profesionalizëm , prandaj çdo person duhet të jet më kreativ dhe më këmbëngulës në arritjen dhe realizimin e qëllimeve dhe nuk duhet të presim vetëm nga shteti , duhet të jemi ne luftëtarët e dijes dhe nuk duhet të i gëzohemi një diplome në shtëpi por pa asnjë njohuri rreth saj se fundja njeriu nuk ec në rrugë dhe në institucione me diplomë në dorë por me njohuritë që ka nxjerrur nga ajo diplomë .

Vendi ka nevojë për kuadro cilësor të cilët në të ardhmen me sukses mund të i bëjnë ballë tregut të punës dhe globalizimit shoqëror , kemi nevojë për njërez me aftësi menaxheriale dhe nga e gjithë kjo shumë lehtë mund të konstatojmë se më mirë është që të kemi një shoqëri vitale se sa një shtet të zhvilluar ekonomikisht sepse prej shoqërisë vitale jo vetëm që arrihet zhvillimi ekonomik , por arrihet edhe ndryshimi rrënjësor dhe krijimi cilësor i gjeneratave të ardhshme . Nuk ka politik , shtet dhe as sistem që mund të na e ndryshojë gjendjen më mirë se vet ne .

Autori, Ibrahim Ajvazi është student në studimet master në Universitetin e Evropës Juglindore.