Diamanti blu është një nga diamantet me të rrallë dhe më të çmuar në botë.

“Pesë prej tyre u gjetën së fundmi në Afrikën e Jugut, në minierën e Cullinan-it, 40 km në lindje të kryeqytetit Pretoria”, tha pronari i tyre Petra Diamonds Limited .

Ai është shumë me fat pasi pesha e tyre varion nga 9,61 deri në 25,75 karatë.

“Diamantet blu janë aq të rrallë sa nuk ka statistika zyrtare për to”, tha “Petra” në një deklaratë, ku pranoi se është shumë e rrallë të gjesh pesë diamanate të tilla njëkohësisht.

Miniera e Cullinan-it është burimi kryesor i diamanteve blu në botë.

Zbulimi i fundit i rëndësishëm i diamantëve blu në këtë minierë daton në shtator 2019, me një mostër prej 20,08 karatë, që u ble për 12,6 milionë euro nga një blerës anonim.