Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme në vizitë në bizneset, ku sipas tij tashmë janë çliruar nga tatim fitimi, TVSH-ja dhe vizitat e inspektorëve.

Sipas Ramës tashmë do të bëhet vetëm mbikqyrje kundër punës së zezë dhe se Shqipëria si në asnjë vend tjetër do të jetë pa taksa për biznesin e vogël deri në 2029.

Ndërkohë nga Vlora Rama njoftoi se sot do të dalë vendimi për hapjen e lokaleve edhe brenda.

“I thërrisni pak mendjen, dhe i rrisni pak rrogën. Shqipëria si asnjë vend tjetër pa taksa për biznesin e vogël deri në 2029. Sot do të dalë njoftimi i ministrisë së Shëndetësisë për hapjen brenda të lokaleve. Se është problem tani që fillon koha më e ftohtë. Por duke respektuar masat, mos e merreni me shaka Covid-in. Larg qoftë për secilin. Të jeni mirë dhe shëndet. Puna mbarë”. tha Rama.