Gjatë 24 orëve të fundit Ministria për Punë të Brendshme në gjithë territorin e vendit ka regjistruar 533 shkelje për mos-mbajtje të maskës mbrojtëse. Nga MPB në vazhdimësi apelojnë seri tek të gjithë qytetarët që të respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria dhe të cilat kanë për qëllim ballafaqimin me Kovid-19.