Çudi nga më të ndryshme në botën e futbollit dhe shkak është pandemia e Covid-19. Në Gjermani një ndeshje ka përfunduar me rezultatin 37-0 dhe pyetja kryesore është se si mund të ndodhë diçka e tillë.

E thjeshtë! SG Ripdorf, klub që garon në ligat e ulëta në zonën e Ulezen, luajti me vetëm shtatë futbollistë. Gjithçka brenda rregullores. Lojtarët e skuadrës së përmendur më lart kishin frikë të zbrisnin në fushë.

Arsyeja? Lojtarët e ekipit kundërshtar, Holdenstedt, kishin pasur kontakt me një futbollist të infektuar me Covid-19. te SG Ripdorf kishin frike, edhe pse të gjithë rivalët ishin testuar dhe kishin dalë negativë.

Kërkesa e tyre për shtyrjen e ndeshjes nuk ishte marrë parasysh nga autoritetet dhe ishin të detyruar të zbrisnin në fushë. Ndeshja u luajt sa për formalitet. pasi futbollistët e SG Ripdorf nuk u futën në asnjë duel, duke qëndruar larg kundërshtarëve që shënuan deri në fund 37 gola.