Taulant Nikqi, 26-vjeçari nga Peja është ndarë papritmas nga jeta pas një sulmi në zemër, gjatë një loje basketbolli.

Lajmin për vdekjen e të riut nga Peja e kanë bërë të ditur familjarët e tij.

Familjarët, miqtë e bashkëpunëtorët e kanë cilësuar si djalë i veçantë me sjellje e kulturë të lartë.

Varrimi i tij bëhet sot gjatë ditës në varrezat e qytetit.