Manchester City e ka blerë mbrojtësin Nathan Ake nga Bournemouth për 45 milionë euro.

Qendërmbrojtësi i Holandës, i cili ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me City, e ka përshkruar si emër bashkimin me Pep Guardiolën.

“Pep është trajner që adhurohet në gjithë botën. Ajo çfarë ka bërë ai në këtë lojë flet vetë”, tha 25-vjeçari.

“Suksesi që ka pasur ai është i jashtëzakonshëm dhe stili i futbollit që luan ai më pëlqen vërtet mua”, shtoi ai.

Ake është blerja e dytë e Man City këtë verë, pasi Ferran Torres iu bashkua skuadrës së Guardiolës të martën për 23 milionë euro.

Ake iu bashkua Bournemouthit në vitin 2017 për një shumë rekord për klubin dhe i bëri 121 paraqitje në total.