Ish deputeti Abedin Zymberi ka kritikuar opozitën shqiptare se po bëjnë lojë të pistë me kandidatin për kryeministër dhe liderin e LSDM-së Zoran Zaev. Zymberi thotë se ASH-AAA, PDSH dhe BESA moti kohë e kanë pre pazarin me Zaevin pasi kandidatura e BDI-së ua ka lehtësuar pazarin me LSDM-në, përcjell TS.

Ata tjerët që nuk shkuan në takim te Aliu e kanë pre pazarin më herët me Zaevin. Kot i ka prit Aliu. Pritet Sasha tja nxjerr disa deputet nga VMRO-ja, dhe të bëjë qeverinë pa Alinë. Kandidatura për kryeministër që bëri Aliu ia mundësoi opozitës ta bëjë pazarin më të lehtë me Zavin. Asgjë nuk është e rastësishme” ka shkruar Zymberi

Ndryshe mes LSDM-ës dhe BDI-së vazhdojnë bisedimet për formimin e qeverisë, pasi me 13 Gusht presidenti Pendarovski ia dorëzoi mandatin liderit të LSDM-së Zoran Zaev për të formuar qeverinë e ardhshme./TS/