VMRO-DPMNE punon në formimin e shumicës së re parlamentare, kështu deklaroi për KOHA, Dimçe Arsovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.

“VMRO-DPMNE punon në formimin e shumicës së re parlamentare. Informacionet nga burime të pa verifikuara nuk do ti komentojmë, por as nuk i demantojmë”, u shpreh për KOHA, Arsovski, duke folur mbi informacionet e plasuara se VMRO-DPMNE është dakorduar me BDI për postin e kryeministrit.